Lajme

Mediat angleze: Jonada ishte shtetase britanike, u vra nga një polic me skaf

Mediat më të mëdha në Angli po i bëjnë jehonë vrasjes së 7-vjeçares Jonada Avdia nga një shef policie. Sipas tyre, Jonada e vogël ishte britanike.

“Vajza britanike 7-vjeçare vritet në mënyrë horror në Shqipëri,” shkruan Daily Mail.

Gazeta shkruan se Jonada ishte duke pushuar në Shqipëri me babanë Bledarin dhe nënë e saj, në plazhin e Potamit. DM ka publikuar edhe fotot e momentit kur Bledari përplaset me shefin e policisë, Arjan Tase, që tani akuzohet për vrasje me dashje të vogëlushes. Gazeta vazhdon duke publikuar dëshminë e Bledarit.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

“Po lahesha me vajzën pranë bregut, pashë një skaf të bardhë me dy persona në breg. Skafi ndaloi në breg pranë një hoteli dhe një vajzë zbriti prej andej. Një grua dhe një fëmijë hipën në skaf, i cili u nis përsëri drejt zonës së rezervuar për notarët.

Ai erdhi në drejtimin tonë me një shpejtësi të tmerrshme dhe më ndau mua nga vajza. U zhyta poshtë në ujë dhe skafi goditi vajzën time me pjesën e motorit, duke e prerë të gjithën. Pashë që skafi u largua, por më pas ai u kthye, ndaloi mjetin dhe doli në breg”.

“Duhet të kisha vdekur unë, në vend të saj,” thotë Bledari.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Gazeta shkruan se në mbarë vendin kanë shpërthyer protesta nga zemërimi, të cilat kanë kulmuar me tubimin në Tiranë, ku u regjistruan edhe përplasje me policinë. Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, asaj të Turizmit dhe të Drejtorit të Policisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *