Media ukrainase: Ja kush janë serbët që po rekrutojnë mercenarë nga Ballkani për Rusinë
Ballkani është burimi kryesor i luftëtarëve mercenar për Rusinë, sipas Qendrës Kombëtare të Rezistencës, një organizatë e operuar nga Forcat Speciale të Ukrainës.
Një figurë kyçe në procesin e rekrutimit është snajperi veteran mercenar serb, Deyan Berich, i cili luftoi për Rusinë kundër Ukrainës në vitin 2014. Një tjetër mercenar i rëndësishëm serb u identifikua si Zika Radoiç, i cili aktualisht po lufton për Rusinë.
Rusia po mbështetet gjithnjë e më shumë te mercenarët në Ukrainë, sipas zyrtarëve të qeverisë britanike, të cilët thanë se tani ka 20,000 luftëtarë të grupit Wagner në vend.
Grupi Wagner është një formacion paraushtarak i kontrolluar nga shteti rus që lufton kryesisht në zonën e Bakhmut, vendi i armiqësive më të rënda përgjatë gjithë vijës së frontit, shkruan Kyiv Indipendent.
According to the center, a key figure in the recruitment process is veteran Serbian mercenary sniper, Deyan Berich, who fought for Russia against Ukraine in 2014. Another important Serb mercenary was identified as Zika Radoic, who is currently fighting for Russia.
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) January 6, 2023
Rruga Press