Lajme

Media italiane: Kampet e refugjatëve në Shqipëri do të menaxhohen nga kompania nën hetim për lidhje me mafian

Kompania ‘MEDIHOSPES Cooperativa Sociale’ është përfshirë në disa hetime të antimafias dhe drejtësisë italiane për infiltrime mafioze, abuzim e keqpërdorim fondesh publike, e keqmenaxhim të qendrave të emigrantëve e kushte jo humane të strehimit të tyre.

“Pula që bën vezë floriri” e ka cilësuar e përditshmja italiane ‘La Repubblica‘, lajmin e djeshëm të shpalljes së ‘MEDIHOSPES Cooperativa Sociale’ si kompania fituese për menaxhimin e qendrave të emigrantëve në Shqipëri.

Pronari i saj, Camillo Aceto, prej vitit 2003 është vënë nën hetim nga drejtësia italiane me akuza për infiltrime mafioze në dosjet “Mafia Capitale”, “Cara e Mineo”, për mashtrim e abuzim me fonde publike, etj.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Në hetimet e dosjes “Mafia Capitale”, përgjimet mes mafiozëve zbardhin bisedat e tyre ku shpreheshin se “me emigrantët bën më shumë para se me drogën”.

‘MEDIHOSPES Cooperativa Sociale’ rezultonte të jetë ende sot në partneritet me grupin “La Cascina”, e cila ishte në qendër të hetimeve të antimafias në operacionin “Mafia Capitale” më 2015 dhe u vu nën menaxhimin e jashtëzakonshëm të shtetit e dy administratorëve të nominuar nga qeveria për shkak të akuzave për bashkëpunim mafioz e për të shpëtuar vendet e punës së punonjësve të saj pas arrestimit të katër drejtuesve të kësaj kompanie.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua dhe Massimo Camminati i bandës ‘Magliana’ në Romë.

Hetimet e “Mafia Capitale” zbardhën një sistem korruptiv sipërmarrës, politik e institucional mes Bashkisë së Romës dhe kompanive publike për menaxhimin e strehimit e kampeve të emigrantëve.

Grupi “La Cascina” ka lidhje të forta dhe me botën katolike dhe vazhdon të jetë në partneritet me ‘MEDIHOSPES Cooperativa Sociale’, shkruan gazeta italiane.

Rruga Press

YouTube player