Lajme

Media gjermane: Lufta ndaj krìmìt është e vështirë në Shqipëri! Krìmìnelèt kanë korruptuar politikanët

Media gjermane shkruan se kriminelët kanë korruptuar shumë politikanë, gjyqtarë, prokurorë publikë dhe oficerë policie në Shqipëri.

Sulmi me armë në lokalin në Tiranë ka gjetur jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Rrjeti i njohur gjerman, TAG24 shkruan se në Tiranë u sulmua me armë zjarri një lokal. Sipas tyre, një person humbi jetën dhe 6 u plagosën, ndërkohë që objektiv i sulmit ishte një personazh i krimit të organizuar.

“Persona të armatosur të paidentifikuar sulmuan një kafene në qendër të kryeqytetit shqiptar, Tiranë. Të shtënat me armë zjarri vranë një 60-vjeçare, e cila shërbente si banakiere. Pesë burra dhe mbesa 10-vjeçare e banakieres së vdekur, u plagosën. Kafeneja është në pronësi të një sipërmarrësi që thuhet se ka lidhje me krimin e organizuar. Sipas policisë, sulmi mësohet se është drejtuar ndaj tij. Megjithatë ai nuk ishte në lokal në momentin e sulmit. Krimi i organizuar dhe trafiku i drogës janë problemet kryesore në Shqipëri,” shkruan portali gjerman.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

‘Luftimi i tyre bëhet më i vështirë nga fakti se kriminelët kanë korruptuar shumë politikanë, gjyqtarë, prokurorë publikë dhe oficerë policie në varësinë e tyre.‘- mbyll artikullin media gjermane.

Sulmi me armë ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *