ME VIDEO- Forcat ruse hapin llogore në zonë shumë radioaktive pranë Çernobilit
Ushtria ukrainase ka shpërndarë një video me dron e cila tregon gjurmë tankesh në Pyllin e Kuq, një nga vendet më radioaktive në Tokë, në zonën e përjashtimit të Çernobilit.
“Video, komanda ruse urdhëroi ushtarët e saj të gërmojnë fortifikime pranë termocentralit bërthamor të Çornobilit në Pyllin e Kuq radioaktiv në mars 2022,“-shkroi ushtria ukrainase në Twitter, duke postuar edhe një video. Sipas BBC, pylli i Kuq është vetëm 500 metra larg kompleksit bërthamor të Çernobilit që gjithashtu u ‘prek’ nga shpërthimi i vitit 1986 dhe zjarri në reaktorin numër 4 të centralit bërthamor.
Rruga Press