Lajme

Me uniformë police në protestë, shoqërohet i riu që hiqej si efektiv mes turmës

Policia bën me dije se i riu u evidentua gjatë monitorimeve, rreth orës 12:15, në afërsi të  dy kullave, teksa mbante veshur uniformë policie me logo e stema të vjetra, e cila nuk përdoret aktualisht nga shërbimet e Policisë.

“Në momentin e ndalimit për verifikim nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ka paraqitur një dokument të vjetër Policie, të dyshuar të falsifikuar.

Lexo më shumë  Kurti: Në Prekaz historia u shkrua me zjarr dhe gjak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë shoqëruar në ambientet e këtij komisariati, shtetasin G. H., 21 vjeç, banues në Durrës, dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore u procedua penalisht, në gjendje të lirë, për veprat penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e kryeqytetit njofton gjithashtu se ka shoqëruar në komisariat personat të cilët hodhën lëndë plasëse në drejtim të kryeministrisë gjatë protestës së opozitës këtë të shtunë.

Lexo më shumë  Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së, Kurti: Ashtu siç mund t’i ketë ëndërruar komandanti Adem Jashari

“Janë shoqëruar dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë  shtetasit G. A., 30 vjeç dhe E. Gj., 45 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” dhe “Prishja e qetësisë publike. Vijon puna për evidentimin e personave të tjerë që kanë hedhur lëndë piroteknike në drejtim të Policisë dhe institucioneve shtetërore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *