Bota

Më tepër se 900 emigrantë kaluan Kanalin Anglez për dy ditë

Më tepër se 900 persona kanë kaluar Kanalin Anglez në varka të vogla brenda dy ditëve këtë javë, është raportuar nga autoritetet britanike, transmeton BBC.

Të enjten 559 persona janë kapur nga rojat bregdetare në Kent të Anglisë pasi kaluan Kanalin me 19 varka, ndërsa të premten janë kapur 358 persona që kishin kaluar kanalin me 10 varka.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Gjatë dy ditëve autoritetet franceze kanë ndaluar 564 persona që po tentonin të kalonin ilegalisht për në Angli.

Më tepër se 27.700 persona kanë kaluar Kanalin duke arritur në Britani të Madhe me varka të vogla këtë vit, krahasuar me 8400 sa ishin në vitin 2020.

Muajin e kaluar 27 migrantë, përfshirë 17 burra, shtatë gra dhe tre fëmijë, u mbytën pasi varka me të cilën po tentonin të arrinin në Britani u fundos në afërsi të Calaisit në Francë.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *