Bota

‘Me sytë kah Kina’, India pritet që nga prilli të ketë në funksion sistemin e mbrojtjes raketore S-400

Me kërcënimin nga Kina në mendjen e saj, India po kërkon të vërë në funksion njësinë e parë të sistemit të avancuar të mbrojtjes raketore tokë-ajër S-400 Triumf deri në këtë prill.

Sipas mediave të huaja, të pesë njësitë e sistemit do të vendosen në zona strategjike për të shmangur kërcënimin e Kinës, sipas burimeve zyrtare.

Lexo më shumë  Foshnja palestineze ngrin për vdekje në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon të bllokojë ndihmat

Të gjitha këto pesë njësi mund të hyjnë në funksion deri në vitin e ardhshëm.

Sistemi S-400 i prodhuar nga Rusia mund të rrëzojë një avion ose raketë në një distancë midis 40 km dhe 400 km.

Ai u ble nga India në një marrëveshje prej 5 miliardë dollarësh, e nënshkruar në tetor të vitit 2018.

Dhe ngarkesat paraprake të dy sistemeve S-400 tashmë kanë mbërritur në Indi nga Rusia ndërkohë që puna për montimin e sistemeve po vazhdon nga ekipet indiane që janë trajnuar nga Rusia.

Lexo më shumë  Samiti i udhëheqësve të BE-së, Evropa vendos për 90 miliardë € ndihmë për Ukrainën

Sipas mediave, dorëzimi i skuadriljes së parë pritet të përfundojë në fund të këtij viti dhe pajisjet po sillen në Indi përmes rrugëve detare dhe ajrore.

Rruga Press

YouTube player