Lajme

Me “Skënderbeun” në Kievin e shkatërruar nga lufta, Spiropali ndërroi 3 kostume

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiorpali, si dhe homologu malazez Dritan Abazoviç kanë vizituar Kievin. Pamje nga mbërritja në Ukrainë kanë publikuar që në orët e para të mëngjesit si delegacioni shqiptar, ashtu edhe ai malazez.

Së fundmi dy kryeministrat e Ballkanit Perëndimor janë takuar edhe me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.

Lexo më shumë  Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së

Veç ministres Spiropali, kreu i qeverisë është i shoqëruar edhe nga Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

Megjithatë, ajo që bie në sy është se zonja Spiropali gjatë qëndrimit të saj në Ukrainë e ka ndërruar të paktën tre herë veshjen e saj.

Nuk dihet sa prej sa orësh delegacioni shqiptar ndodhet në Ukrainë, por ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin një herë është shfaqur me një kostum ngjyrë gri, më pas në pamjë të tjera ajo shfaqet me një kostum ngjyrë kafe dhe së fundmi edhe me një kostum ngjyrë blu.

Lexo më shumë  Kurti prezanton sloganin e fushatës: “Nuk lëshojmë pe për një Kosovë më të drejtë dhe më të sigurt”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *