Lajme

Më shumë turistë ukrainas e rusë se kurrë në Shqipëri

Krahasuar me vitin 2016 numri i turistëve ukrainas është tetëfishuar. Në 2021 është regjistruar shifra më e lartë, me mbi 110 mijë vizitorë ukrainas.

Rusët po ashtu kanë zgjedhur vendin tonë për turizëm. Në 6 vitet e fundit në Shqipëri kanë hyrë mbi 132 mijë turistë rusë.

Por si do të ndikojë tensioni Rusi – Ukrainë në ardhjen e turistëve, tashmë që sezoni pranverë verë është gati në nisje?

Sipërmarrësja në sektorin e turizmit, Tatjana Bajraktari thotë se prenotimet e turistëve ukrainas dhe rusë nuk janë anuluar, përkundrazi kanë shënuar rritje.

“Nuk është anuluar asgjë. Prenotimet vazhdojnë me ato kontrata që kemi mbyllur për 2022. Është e kundërta ne jemi në rritje si në Ukrainë ashtu edhe në Rusi”, tha Bajraktari.

Lexo më shumë  Muja i përgjigjet Bajramit: Nën autoritetin e saj janë nënshkruar 15 tenderë njëburimor, u avulluan edhe 529 mijë euro

Me origjinë nga Ukraina, Tatjana jeton prej vitesh në Shqipëri. Sipas saj, situata është shumë më ndryshe se ajo e vitit 2014, ku Ukraina ishte në luftë me Rusinë pasi kjo e fundit aneksoi Krimenë.

“Unë mund të them që kur ka qenë viti 2014, ka qenë koha kur pasur më shumë anulime, ka qenë një kohë që nuk ka pasur as rezervime, edhe pse në atë kohë fluksi i turistëve nga Ukraina në Shqipëri nuk ka qenë kaq i madh”, tha Bajraktari.

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

Për Tatjanën tensioni mes Ukrainës dhe Rusisë, është fryrë më shumë mediatikisht. Ajo ndan me ne ndjesitë e të afërmeve të saj që jetojnë në Ukrainë.

“Ndez çdo lloj kanali televiziv dhe thotë luftë luftë luftë. Përveç mediave ata tension nuk ndjejnë për arsye se të dalësh në rrugë është shumë normale. Jeta vazhdon dhe njerëzit shkojnë në punë si gjithmonë”, tha ajo.

Për agjencitë turistike ky vit pritet te  sjellë më shumë vizitorë të huaj, gjë që pritet të sjellë rimëkëmbje nga goditja e pandemisë./euronews.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *