Bota

“Më shumë se 80 tonë armë”! SHBA “blindon” Ukrainën, mbërrin pjesa e dytë e ndihmës ushtarake amerikane

Ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, deklaroi se kontingjenti i dytë i armëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbërriti në Ukrainë në kuadër të ndihmës mbrojtëse, vlera e të cilave është 200 milionë dollarë.

Uashingtoni ka thënë se do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në mes të shqetësimeve nga Kievi dhe aleatët perëndimorë mbi grumbullimin e trupave ruse në kufirin e Ukrainës.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

“Një tjetër zog në Kiev! Më shumë se 80 tonë armë për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Ukrainës nga miqtë tanë në Shtetet e Bashkuara! Dhe ky nuk është fundi”, ka shkruar Reznikov në Twitter.

Pjesa e parë e rreth 90 tonëve ndihma ushtarake amerikane, përfshirë municionet, mbërriti në Ukrainë të shtunën.

Rruga Press

YouTube player