Lajme

Më shumë se 4000 shqiptarë kanë kaluar Kanalin e ‘La Manshit’. Dailymail tregon taktikat e trafikantëve

Media britanike Dailymail nuk ndalon së bëri jehonë çështjes së emigrantëve të paligjshme që kalojnë kanalin e ’La Manshit’ për të hyrë në Britaninë e Madhe. 

Në artikullin e fundit të saj kjo medie shkruan se më shumë se 4000 shqiptarë kanë arritur në Britaninë e Madhe përmes Kanalit deri më tani.

Ministrat britanik kanë frikë se ky numër do të rritet këtë më me mbërritjen e anijeve të vogla që do të thyej rekordin e vitit 2021, që ishte 28.500.

‘Përshkallëzimi i paprecendentë të ardhurve shqiptarë është për shkak të taktikave të reja nga bandat e trafikimit të qënies njerëzore në Ballkan dhe dobësive në ligjet e ‘skllavërisë moderne’ të Britanisë” janë shprehur burimet për Dailymail.

Sapo mbërrijnë në Britaninë e Madhe, shqiptarët pohojnë se janë trafikuar ose shfrytëzuar, duke e bërë më të vështirë largimin e tyre.

Një burim i afërt me Sekretaren e Brendshme Priti Patel tha:

‘Këtë vit kemi pasur 4000 njerëz nga Shqipëria që kanë ardhur tashmë. Po e shohim këtë rritje nga Shqipëria sepse paguajnë më shumë dhe u garantohet kalimi nga kontrabandistët ashtu siç nuk e kanë të tjerët. Njerëzit që vijnë në Britaninë e Madhe shpesh përpiqen të pengojnë largimin duke bërë një pretendim sipas ligjeve moderne të skllavërisë.’

Lexo më shumë  Nis numërimi i votave të atyre që votuan në përfaqësi diplomatike

Dje doli se 20,000 emigrantë që kanë kaluar Kanalin kanë arritur në tokën britanike këtë vit, një moment historik që nuk u arrit vitin e kaluar deri në fillim të nëntorit.

Kjo do të thotë se shqiptarët përbëjnë një në pesë nga ata që kalojnë Kanalin që nga fillimi i janarit.

Në një periudhë gjashtëjavore në qershor dhe korrik, 1,075 shqiptarë mbërritën me varka të vogla, zbuloi The Mail Sunday javën e kaluar. 

Një pjesë e shqiptarëve përfundojnë duke kryer krime, duke mbushur burgjet e Mbretërisë së Bashkaur, shtoi burimi. 

Një marrëveshje me Shqipërinë, e nënshkruar nga Miss Patel në korrik 2021, ka çuar në një rritje të numrit të kriminelëve të dërguar në shtëpi, me Ministrinë e Brendshme që aktualisht ka një fluturim për në Tiranë çdo javë.

Lexo më shumë  “Presion ndaj SPAK-ut”/ KLP: Qëndrojmë në mbështetje të prokurorit Ols Dado

Por fluksi i shqiptarëve që kalojnë Kanalin tejkalon numrin e atyre që kthehen nga Anglia. 

Është mësuar shkruan Dailymail se Agjencia Kombëtare e Krimit po punon me policinë lokale në Shqipëri për të parandaluar njerëzit që shkojnë drejt Britanisë dhe po godet bandat e kontrabandës.

Reformat e Aktit të Skllavërisë Moderne 2015 ishin të pashmangshme, por u shtynë për shkak të konkursit të lidershipit konservator, shtoi një burim i brendshëm.

Shifrat zyrtare të javës së kaluar treguan se shqiptarët përbënin grupin më të madh që bën pretendime për skllavërinë moderne midis prillit dhe qershorit, me 1,130 aplikime.

Shifrat e publikuara dje nga Ministria e Mbrojtjes treguan se mbërritjet e këtij viti me varka të vogla arritën në 20,017 pasi 607 emigrantë u sollën në Dover të shtunën.

Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shifra ishte pak më shumë se 11,300.

Totali i këtij viti deri më tani nuk përfshin një numër të pakonfirmuar të mbërritjeve në Dover dje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *