Me Qeverinë Kurti 3 më shumë bursa për studentët në nevojë dhe për studentët e dalluar në universitetet jopublike
Derisa në mandatin e kaluar arsimin publik universitar e bëmë pa pagesë për të gjitha universitetet publike, krahas kësaj realizuam një sërë programesh të bursave mbi bazë meritore dhe synime strategjike shtetërore, si bursat STEM për vajzat.
Në mandatin e ri do t’i shtojmë bursat e mobilitetit e do ta zgjerojmë mbështetjen për të gjithë studentët. Programit i ri “Mobiliteti për studentë”, target ka studentët në nevojë, të cilët studimet i ndjekin jashtë lokacionit nga ai ku jetojnë. Studentët që kualifikohen për “Mobiliteti për studentë”, për çdo muaj do të marrin një bursë, varësisht nga distanca që ka vendi ku studiojnë me vendin ku jetojnë. Me këtë program të ri do ta lehtësojmë buxhetin e familjeve në nevojë, e studentët do të stimulohen më shumë për studim, duke mos u detyruar të bëjnë punë sekondare për t’i mbuluar shpenzimet e jetës studentore.
Për herë të parë do t’i mbështesim edhe studentët e dalluar që vijojnë studimet në sistemin universitar jopublike. Për realizimin e kësaj mbështetje, do ta dyfishojmë buxhetin e ndarë për bursa nga ai që kemi aktualisht. Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar për rritjen e cilësisë në arsimin universitar, përmes investimeve dhe lehtësirave. Do të vazhdojmë me investime dhe masa të tjera, të cilat do të jenë në funksion të përgatitjes së studentëve për tregun e punës dhe zhvillimit të mëtejmë ekonomik e shoqëror.
Rruga Press