KryesoreLajme

“Më mirë vonë se kurrë”, Konjufca për ngritjen e aktakuzës ndaj sulmuesve në Banjskë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se përdor frazën “më mirë vonë se kurrë” për ngritjen e aktakuzës ndaj 45 personave për rastin “Banjska”, duke e konsideruar këtë lajm të mirë.

Ai është shprehur se organeve të drejtësisë iu mbetet të merren me rastin dhe të përfshirët të dërgohen në bankën e drejtësisë.

Lexo më shumë  Kredia për Ukrainën do të ndodhë 'në një mënyrë ose në një tjetër', thotë Von der Leyen mes vetos së Orbanit

“Pasi kjo çështje të bëhet objekt i drejtësisë, ne gjithë fokusin ta kemi në institucionet e drejtësisë. Duhet që kriminelët që ishin përgjegjës ku u vra rreshteri Afrim të dalin para bankave të drejtësisë”, ka thënë ai.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar të mërkurën për ngritjen e aktakuzës ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.

Lexo më shumë  Parlamenti Evropian dhe Partia Popullore Evropiane kundër nismës së Edi Ramës. Dolors Montserrat: “Ligji është i barabartë për të gjithë”

Rruga Press

YouTube player