Me makinë në ditën pa makina, në Tiranë trafik edhe pas 4 ditë pushimi, Veliaj me automjet
Dita pa makina në Tiranë është mision i pamundur. Madje edhe vetë kryebashkiaku Erion Veliaj ka lëvizur me automjet, pikërisht në këtë aktivitet të deklaruar prej tij. Qytetarët shprehen se kur nuk ka shërbim urban nuk kanë mënyrë tjetër për të lëvizur.
E marta do të shënonte nga ora 09-15 ditën pa makina në Tiranë. Por kjo nuk e shmagu trafikun në kryeqytet, sidomos në orët e pikut, edhe pse administrata prej katër ditësh është pushim.
Devijimet në disa prej akseve të kryeqytetit duket se dashur nuk i ka shmangur daljet me makinë, pasi largësia e vendit të punës nga shtëpitë e banimit i ka detyruar qytetarët të marrin mjetet e tyre dhe të gjejnë rrugë të tjera alternative.
Duket se iniciativa e bashkisë Tiranë për ditën pa makina për kursim karburanti dhe ambjent të pastër i përket vetëm propagandës mediatike në facebook-un e Kryebashkiakut.
Qytetarët shprehen se kjo mund të arrihej vetëm nëse do të garantohej transporti publik, e kështu makinat do të mund ti linin në shtëpi.
Për Kryebashkiakun kjo nismë ishte njoftuar në rrjetet sociale por pavarësisht se thotë se është dita pa makina, vetë ai ka lëvizur me makinë këtë të martë duke lënë të nënkuptojmë shprehjen “bëj si them unë por mos bëj si bëj unë”.
“Është Tirana qëndrore pa makina, ndërkohë që kjo është pjesa e Unazës së Madhe, është me makina siç është bërë dhe njoftimi.”
Edhe në shtator, në javën europiane të lëvizshmërisë, dita pa makina dështoi pasi në shume akse të kryeqytetit u krijua kaos me trafikun./ora/
Rruga Press