Lajme

Me dekret presidencial, Osmani i jep shtetësinë ish-ushtarit britanik të UÇK-së

Jon Harrison, britaniku që luftoi si vullnetar në Brigadën 138 “Agim Ramadani” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë betejës së Koshares, ka marrë shtetësinë e Kosovës.

Në dekretin presidencial të bërë publik nga Harrison thuhet se ngarkohet Ministria e Punëve të Brendshme që të ndërmarrë hapat e mëtejmë për zbatimin e këtij dekreti.

Lexo më shumë  Konjufca takon Ambasadorin Hargreaves: U rikonfirmua përkushtimi i Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunim të ngushtë me Kosovën

Ky dekret ka hyrë në fuqi që nga 25 nëntori teksa vetë Harrison ka bërë të ditur se tashmë është edhe shtetas i Kosovës.

Rruga Press

YouTube player