KryesoreLajme

Me damkën e korrupsionit, Veliaj shfaqet në panairin e turizmit: Siç e shikoni jam shëndosh e mirë

Për Erion Veliajn s’ka ndodhur ndonjë gjë e madhe pavarësisht se çeta e tij e hajdutëve janë në burg pasi u zbulua skema gjigante e korrupsionit me tenderat e Bashkisë Tiranë.

Pasi dha një shpjegim krejt qesharak para disa nxënësve që sikur i kishin çuar me zor në atë takim, Veliaj sot është fanepsur në një event për turizmin organizuar nga Mirela Kumbaro.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Ndërkohë jo pak kilometra larg vendit ku ishte ky organizim, qindra protestues të opozitës dhe Aleancës për Teatrin ishin mbledhur para zyrës së Erion Veliajt për t’i kërkuar dorëheqjen pas aferës me miliona euro.

“Sic e shikoni jam shëndosh e mirë. Akoma s’jam gati për basketboll, por çapitem dhe shumë shpejt do më keni nëpër ndeshje”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës nuk ka guxim të përballet moralisht e ligjërisht me këtë aferë. Ai fshihet përmes mediave të kontrolluara prej tij e që kanë heshtur për gjithë këto kohë për skemën korruptive përmes kompanisë “5D”.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Veliaj mund të mos japë kurrë llogari për këtë aferë, por damka e korrupsionit dhe makutërisë për të vjedhur taksapaguesit e Tiranës, nuk do t’i ndahet kurrë. /lapsi.al/

YouTube player