Lajme

Më 9 janar do të filloj procesi i votimit jashtë Kosovës

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas këtij shorti, Lëvizja VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 9 shkurtit do ta ketë numrin 118, Partia Demokratike e Kosovës në fletëvotime do ta ketë numrin 131, Lidhja Demokratike e Kosovës do ta ketë numrin 124, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës së bashku me partnerët e koalicionit mbajnë numrin 137, Koalicioni për Familjen do ta ketë numrin 129 në fletëvotim.

Derisa gjatë hedhjes së shortit Lista Serbe nuk ka pasur përfaqësues, por numri i këtij subjekti në zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë 112.

Lexo më shumë  Maqedonci në Shqipëri: Bashkë për një ushtri më të përgatitur dhe më të fortë

Gjatë kësaj ceremonie Kreshnik Radoniqi kryetar i KQZ-së tregon se gjithçka ka shkuar siç është planifikuar dhe se KQZ-ja sipas tij do vazhdoj me aktivitete në lidhje me fushatën zgjedhore.

Ai tregon se nga 9 janari qytetarët jashtë Kosovës që janë regjistruar do mund të votojnë subjektet e tyre favorite.

“Që nga mesi i muajit gusht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke zhvilluar përgatitjet intensive për organizimin e këtyre zgjedhjeve dhe deri më tani shumë nga aktivitetet e planifikuara zgjedhore janë kryer dhe të tjera janë duke u zhvilluar. Edhe ngjarja e sotme është e rëndësishme pasi i paraprin disa aktiviteteve tjera zgjedhore siç është miratimi i përmbajtjes së dizajnit dhe të fletëvotimit të zgjedhjeve. Pasi KQZ të miratoj fletëvotimin e zgjedhjeve më 9 janar do të filloj procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës ndërkaq me 11 janar subjektet politike do të fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore”, tha ai.

Lexo më shumë  34 vjet pas vrasjes së veprimtarit Enver Hadri, Gjykata e Brukselit përfudimisht shpall fajtor dhe dënon tre serbë me burgim të përjetshëm

Shorti u bë nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ku zgjidhej subjekti politik dhe përfaqësuesi i secilës parti zgjidhte numrin përmes shortit.

Rruga Press

YouTube player