Me 59 vota për dhe 2 abstenime, Kuvendi miraton në lexim të parë projektbuxhetin për vitin 2025
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të parë projektbuxhetin për vtin 2025. Në votim morën pjesë 61 deputetë, prej tyre 59 votuan për dhe 2 abstenuan.
Deputeti i VV-së, njëherit, kryetar i komisionit për Buxhet e Financa, Armend Muja, ka kërkuar që ndryshim-plotësimi i amendamenteve të bëhet deri më 13 nëntor, ndërsa seanca për votim në lexim të dytë të mbahet më 21 nëntor.
Buxheti për vitin 2025 parashikohet të jetë 3.6 miliardë euro, që përbën një rritje prej 9 për qind krahasuar me buxhetin e vitit 2024.
Rruga Press