Speciale

Më 14 maj 1450, rrethimi i parë i Krujës nga forcat osmane

Më 14 maj 1450, ndodhi rrethimi i parë i qytetit të Krujës nga forcat osmane të drejtuara prej Muratit të II-të.

Përshkrimin më pranë realitetit të kësaj ngjarjeje epokale për historinë e Arbërisë, e gjejmë në veprën e priftit humanist, Marin Barleti. Mbrojtja e Krujës për shumë studiues do të krijonte edhe një imazh antiosman të suksesshëm, pasi mbarte domethënien se forca perandorake mund të thyhej nëse strategu ishte i duhuri dhe bujarët mbidheshin tok me njëri-tjetrin.

Kruja do të bëhej pjesë e shumë ekspeditave osmane pa rezultat dhe vetëm pas vdekjes së heroit tonë legjendar Gjergj Kastriot Skënderbeu, ajo do të humbiste madhështinë.
Bashkëngjitur më poshtë, paraqitet një pamje panoramike e qytetit të Krujës me kështjellën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *