Mbytja e varkës me emigrantë, gazetarët britanikë: Ka ndodhur një tragjedi e madhe!
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga mbytja e varkës me emigrantë në “La Mansh”. Mësohet se varka është gjetur e përmbysur dhe njerëzit që ishin mbi të, tani janë të gjithë në ujë.
Korrespondentja e “Skynews” Lisa Holland ka raportuar nga vendi i ngjarjes se ka ndodhur një tragjedi e madhe.
Sipas saj dyshohet se në varkë ndodheshin më shumë se 40 persona, por numri i viktimave nuk dihet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë pasi kryeministri Rishi Sunak njoftoi një plan me 5 pika për të ndaluar kalimet e paligjshme.
Por “zgjidhja” që ai kishte gjetur për të ndaluar emigrantët u cilësua si “e tmerrshme dhe groteske” nga organizatat bamirëse dhe “Amnisty International” me faktin se nuk kishte rrugë të sigurta për të kërkuar azil, ndaj edhe ndodhnin kalimet me barka.
Po ashtu, ky është rasti i dytë që ndodh diçka e tillë, pasi ka pak më shumë se një vit që kur 32 njerëz vdiqën kur varka e tyre u mbyt në Kanal. Këtë vit kanë ardhur pothuajse 45,000, më shumë se në çdo vit tjetër të regjistruar.
Rruga Press