Lajme

Mbytja e 10-vjeçarit në Fan, familja kërkon ndihmë nga Kosova

MIRDITË– Familja e 10-vjeçarit që u mbyt në lumin Fan në Mirditë kërkon ndihmë nga Kosova. Mësohet se në ditën e 10-të të zhdukjes së vogëlushit, kërkimet vijojnë nga reparti RENEA Shkodër e banorët e zonës, por ende nuk ka asnjë rezultat.

Trupi i 10-vjeçarit nuk gjendet ende, ndërsa familja e tij është në gjendje të rënduar psikologjike. Ata dhe banorët e tjerë të zonës kërkojnë që përfaqësues e drejtues vendor të angazhohen në gjetjen e trupit të të voglit. Gjithashtu ata kërkojnë bashkëpunim me Kosoën.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

10-vjeçari po lunate kur ra në lumin Fan që e rrëmbeu. Të voglit i ra topi në ujë dhe futja në lumë për ta marrë i kushtoi jetën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *