KryesoreLajme

Mbyllet edhe një tjetër institucion paralel në veri të Mitrovicës

 Inspektorët e Komunës së Mitrovicës së Veriut, të asistuar nga Policia e Kosovës, kanë rikthyer në pronësi të komunës një ndërtesë në këtë qytet, e cila deri më tash është shfrytëzuar nga strukturat paralele të Serbisë. Bëhet fjalë për institucionin e ashtuquajtur “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, i cili ka funksionuar me mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Lexo më shumë  SHBA do të dërgojë mijëra trupa shtesë në Lindjen e Mesme

Lajmin e ka konfirmuar zv/drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Sot kemi asistuar inspektorët komunal në hyrje të ndërtesës që ata e konsiderojnë të tyre. Kur kemi hyrë në të, kemi hasur në prova që ne konsiderojmë që janë të kundërligjshme dhe përbëjnë vepër penale. Pas kontaktimit me prokurorin kujdestar, ndërtesa është mbyllur dhe ka mbetur që provat t’i dorëzohen prokurorit në mënyrë që të vendoset se si të lëvizet tutje. Nuk ka persona të arrestuar”, ka theksuar Elshani.

Lexo më shumë  Kamberi: Stërvitjet e ushtrisë serbe e cenojnë ndjenjën e sigurisë te shqiptarët në Luginë

Rruga Press

YouTube player