Mbyllet dyert e “Maradonës” për 13 tifozë të Napolit, pa stadium për 3-8 vjet…
ITALI – Shefi i policisë së Napolit ka miratuar 13 masa, që ndalojnë hyrjen në stadium të tifozëve në ngjarjet sportive, për periudha nga tre deri në tetë vjet.
Bëhet fjalë për shtatë napolitanët që i përkasin grupeve “Utras”, të cilët para takimit me Lazion, më 28 nëntor në Napoli, të armatosur me shkopinj me thumba, sulmuan një kontingjent oficerësh, që shoqëruan tifozët e Lazios rrugës për në stadium.
Tre ndalime të tjera u miratuan ndaj personave përgjegjës për ngjitjen në sektorët e stadiumit ‘Maradona’ në ndeshjen kundër Torinos, më 17 tetor. Së fundi, masa janë marrë edhe kundër personave për vepra narkotike. 13 personat janë gjobitur për posedim të lëndëve narkotike edhe pse ata u justifikuan se e kishin për përdorim personal.
Rruga Press