Lajme

Mbyllen te ne, hapen në BE, nxënësit mësojnë shqip në Gjermaninë veriore

Mbyllja e shkollave në Shqipëri, për shkak të emigracionit, duket se po kompensohet sadopak me hapjen e shkollave shqipe në vendet e BE. Një prej tyre është në Gjermaninë veriore, ku komuniteti shqiptar dhe autoritetet gjermane kanë mundësuar hapjen e klasave speciale për mësimin e gjuhës shqipe.

Vetë nxënësit tregojnë se vijnë me dëshirë për të mësuar gjuhën shqipe edhe pse kanë lindur në Gjermani.

 “Jam nga Durrësi” thotë një djalë, “jam nga Lipjani i Kosovës, po e mësoj shqipen se është gjuha e nënës time”, thotë Kaltrina e vogël.

Lexo më shumë  Shqipëria t’u dalë në krah studentëve në protestë e krejt shqiptarëve në RMV. E t’u dalë në krah jo me hashtage, jo me deklarata FB-je, por me veprime te qarta e të prera diplomatike, qoftë edhe duke thirrur në kauzë Arbitrin Ndërkombëtar

Ndërkohë mësuesja  e gjuhës shqipe, Teuta Dervishi, shprehet se interesimin më të lartë dhe natyrisht numrin më i lartë të nxënësve që mësojnë shqip, vijnë nga familjet e vëllezërve tanë nga Kosova.

 “Qëllimi kryesor është që fëmijët të flasin gjuhën me prindërit, ndërkohë që në shkollë të mësohet shkrimi  dhe leximi. Pjesëmarrja e fëmijëve në klasë është me 97% nga Kosova, ndërkohë që nga Shqipëria pjesëmarrja është e ulët”, thotë mësuesja.   

Pavarësisht dëshirës së familjeve shqiptare, një ndihmëse mjaft të madhe për hapjen e klasave të gjuhës shqipe ka dhënë edhe Ministria e Arsimit gjermane, e cila në fund të studimeve e njeh gjuhen e shqipe dhe ja u konsideron nxënëseve si gjuhë shtese të huaj.

Lexo më shumë  Emigracioni nuk ndalet, raporti i BERZH-it: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë në tre dekada

Në prag të festave të nëntorit, edhe këta nxënës po përgatiten për të festuar me këngë dhe vjersha patriotike shqiptare, ku nuk mungon himni. /a2news.al/

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *