Lajme

“Mbyllëm një vit të suksesshëm elektoral”, Kurti: Sot flasin qytetarët

PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti hodhi votën e tij në Prishtinë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Shefi i qeverisë u shpreh për mediat se Prishtina është “qeliza e Republikës”. Ai premtoi se do të bëhet gjithçka për të respektuar mbarëvajtjen e proçesit elektoral.

Për sa i përket pyetjes nëse do të mbështeste fituesit e komunave nga radhët e partive rivale, Kurti u përgjigj se “sot vendosin qytetarët”.

Lexo më shumë  Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

“Unë si qytetar dhe banor i kryeqytetit sapo ushtrova të drejtën time për të votuar për kryetarin ekomunës. Komuna e Prishtinës është shumë e rëndësishme, është publikja e lagjes dhe në anë tjetër qeliza e republikës. U bëj thirrje qytetarëve të votojnë masivisht.  Moti është shumë i bukur dhe pa të veshura. Pjesëmarrja masive ëdhtë e pritshme. Mekanizmat shtetërorë do të kujdesen për mbarëvajten e ligjitdhe zbatimin e rregullave. Po mbyllim nëj vit të suksesshëm elektoral. Republika e Kosovës ka dëshmuar se është një shtet demokratik ku respektohen të drejtat e qytetarëve, të cilët në mënyrë të lirë dhe të ndershme zgjedhin ata që duan. Urime të gjithëve të këtij viti i jashtëzakonshëm elektoral. Bashkëpunimi me fituesit kundërshtarë? Fushata përfundoi dje në 7:00 të mëngjesit, kishim heshtje elektorale. Sot flasin qytetarët”, u shpreh kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Lexo më shumë  Protestë para Prokurorisë së Shkodrës, banorët e Baks-Rrjollit: Dosja prej një viti pa zgjidhje

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *