Lajme

Mbulesë e ulët vaksinimi, 36% e popullsisë në vend ka bërë vetëm një dozë

Procesi i vaksinimit ndaj Covid-19 duket një sfidë më vete. Shqipëria vijon të ketë mbulesë të ulët vaksinale ku më pak se 40% të popullsisë rezulton e vaksinuar me një dozë dhe vetëm 31 % me të dyja dozat.

Të rinjtë vijojnë të jenë grupmosha më refuzuese. Vetëm 27% e 18-25-vjeçarëve kanë marrë vaksinën anti-Covid. Pothuajse në të njëjtat nivele, janë edhe personat deri në 40 vjeç.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Vaksinës i është drejtuar më shumë popullata mbi 60 vjeç, të cilët po marrin dozën përforcuese. Synimi i autoriteteve është që mbulesa të arrijë në nivelin 80% të popullsisë, por ende jemi shumë larg kësaj shifre./a/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *