Mbron zemrën dhe trurin: Ky është fruti më i shëndetshëm që mund të hani, sipas dietologëve
Një dietë ushqimore e pasur me fruta dhe perime është çelësi për një shëndet të mirë!
Por, në realitet jo të gjithë njerëzit i plotësojnë nevojat e tyre për fruta, ndaj dietologët për t’ua bërë më të thjeshtë zgjedhjen kanë bërë një listë me frutat më të mira dhe në mesin e tyre, frutin që mban vendin e parë për fibrat, vitaminat dhe mineralet.
Cili është fruti më i shëndetshëm?
Boronicat merr titullin e frutit më të shëndetshëm. Ngjyra e këtij fruti, vlerat ushqyese ndikojnë direkt në shëndetin e atyre që i konsumojnë.
Për më tepër, falë efektit antioksidues, ato ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2. Boronicat përmirësojnë gjithashtu aftësinë njohëse dhe forcojnë trurin.
Ky frut ndihmon edhe që të mbani një peshë normale, ndërsa falë përbërësit të njohur si antocianinë, ai ul masën yndyrore në trup nga 3% deri në 9%, shkruan Today.
10 frutat më të mira sipas dietologëve
Ka një botë të tërë frutash për t’u eksploruar, kështu që, ndërsa boronicat janë në vend të parë, nuk ka arsye që të injoroni frutat e tjera, falë vetive të shumta ushqyese. Ja cilat janë frutat më të mira:
Dredhëzat. Tetë luleshtrydhe në ditë japin të gjithë vitaminën C që ju nevojitet. Vitamina C është një anti-oksidant i përfshirë në funksionin imunitar dhe prodhimin e kolagjenit.
Mjedrat. Një filxhan me mjedra përmban nga 25 deri në 38 gramë fibra. Ato gjithashtu furnizojnë trupin me lëndë ushqyese kryesore si magnez, kalium dhe vitaminë C.
Shalqiri. Shalqiri mund të ketë shije të ëmbël, por një filxhan me këtë frut të lëngshëm ka më pak sheqer natyral se e njëjta pjesë e shumë frutave të tjera. Shalqiri dhe lëngu i këtij fruti zvogëlojnë dhimbjen e muskujve pas ushtrimeve.
Kumbullat e thata. Shumë njerëz mendojnë për kumbullat e thata dhe ndikimin e tyre në procesin e tretjes, por efekti i tyre në shëndetin e kockave është po kaq i rëndësishëm.
Kivi. Përveç furnizimit me vitaminë C, kivi ndikon në cilësinë e gjumit, tretjes dhe humorin e mirë.
Qershitë. Studimet tregojnë se qershitë ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe faktorëve të stresit duke çuar në një përmirësim të gjendjes suaj të përgjithshme.
Banania. Bananet konsiderohen si një nga frutat më të shëndetshme sepse kanë një mori lëndësh ushqyese, duke përfshirë fibra, kalium, magnez dhe vitaminë.
Molla. Përveç fibrave, mollët përmbajnë antioksidantë të fuqishëm. Një mollë në ditë ul presionin e gjakut, kolesterolin dhe inflamacionin.
Rrushi. Ky frut është një “armë” e shkëlqyer kundër kancerit, ndërsa falë vitaminës C ndikon në prodhimin e kolagjenit dhe shëndetin e lëkurës, citon Anabel.
Shega. Lëngu i shegës ndikon në përmirësimin e kujtesës, mbrojtjen kundër kancerit, uljen e presionit të gjakut dhe më pak dhimbje muskujsh pas stërvitjes.
Rruga Press