KryesoreLajme

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III uron presidenten Osmani për Pavarësinë e Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar telegram urimi në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nga mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III.

Në letrën e tij, mbreti Charles III ka thënë se vlerëson lidhjen në mes dy shteteve tona.

“Derisa ju dhe populli i Republikës së Kosovës festoni rastin e veçantë të Ditës së Pavarësisë, unë dhe gruaja ime kemi kënaqësi të madhe t’i përcjellim urimet tona të përzemërta Shkëlqesisë Juaj dhe popullit kosovar”, thuhet në letrën e dërguar.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Po ashtu, ai ka theksuar se shpreson se do të vazhdojë bashkëpunimi i ngushtë në çështjet e rëndësishme globale, nga të cilat do të përfitojnë brezi ynë i ardhshëm.

“Unë e vlerësoj lidhjen midis kombeve tona dhe shpresoj që kolegët tanë të mund të vazhdojnë të punojnë ngushtë së bashku për çështje të rëndësishme globale, qofshin ato paqja dhe prosperiteti, ose mjedisi dhe ndryshimet klimatike, të cilat do të përfitojnë brezat tanë të ardhshëm për vitet në vijim. Unë dhe bashkëshortja ime dëshirojmë të shfrytëzojmë rastin për t’ju dërguar juve dhe të gjithë kosovarëve urimet tona më të ngrohta për vitin e ardhshëm”, thuhet tutje në letër.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Rruga Press

YouTube player