Mbretëria e Bashkuar thotë se – Aleatët perëndimorë duhet të sigurohen që asnjë bankë ruse mos ketë akses në sistemet SWIFT
Aleatët perëndimorë duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të frenuar pushtimin rus të Ukrainës dhe të sigurojnë që asnjë bankë ruse mos të ketë akses në sistemin e mesazheve bankare SWIFT, tha Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss.
“Është jetike që ne ta mbajmë këmbën në gaz. [Mbretëria e Bashkuar] ka punuar me SHBA-në, BE-në dhe G7 për të ndërprerë fondet për makinën e luftës së Putinit, duke dëbuar bankat ruse nga sistemi financiar, ne kemi mbyllur hapësirën tonë ajrore për avionët rusë dhe ne po kalojmë shpejt sanksionet kundër oligarkëve rusë. Por ne duhet të shkojmë më tej”, tha Truss të enjten.
“Ne duhet të sigurohemi që asnjë bankë ruse mos ketë akses në SWIFT dhe duhet të shkojmë më tej në reduktimin e varësisë nga hidrokarburet nga Rusia duke përfshirë naftën, gazin dhe qymyrin”, tha Truss, duke folur së bashku me homologët e saj lituanez, estonez dhe letonez.në Vilnius, Lituani.
Të mërkurën, shtatë banka ruse u hoqën nga Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar në mbarë botën (SWIFT), një shërbim kyç i mesazheve që lidh institucionet financiare në mbarë botën.
Truss tha se do të ngrejë zgjerimin e bllokut më tej në takimin e G7 të premten, si dhe në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së.
“Ne duhet ta degradojmë ekonominë ruse, për të ndaluar finanancimin e makinës luftarake të Putinit”, shtoi Truss.
© Rruga Press