BotaKryesore

Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe BE dakordohen për të shkëputur bankat ruse nga Swift-i

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen ka njoftuar se BE-ja, Britania e Madhe dhe SHBA-ja janë zotuar të ndërpresin disa banka ruse nga sistemi ndërkombëtar SWIFT.

Në një konferencë shtypi, ajo tha se ushtria ruse po kryen “veprime barbare” në Ukrainë vetëm disa dhjetëra kilometra larg kufirit lindor të BE-së.

Lexo më shumë  Ukrainasit shkatërrojnë me raketat ''Flamingo'' fabrikën ruse të raketave

Ajo tha se aleatët perëndimorë janë të përkushtuar të imponojnë “kosto masive” ndaj Rusisë dhe “të shtrëngojnë ndjeshëm” sanksionet e tyre.

Ata po punojnë për të “sakatuar aftësinë e Putinit për të financuar makinën e tij të luftës”, tha ajo.

Zonja von der Leyen tha se tani do t’u propozojë liderëve të BE-së që një “numër i caktuar” bankash ruse të hiqen nga Swift-i, diçka që do t’i ndalojë ata të kryejnë shumicën e transaksioneve të tyre financiare në mbarë botën dhe në mënyrë efektive do të bllokojë importet dhe eksportet ruse.

Lexo më shumë  Ministri i Jashtëm polak thotë se mbrojtja e krahut lindor të NATO-s kundër Rusisë mund të kushtojë mbi një trilion euro

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *