Mbretëria e Bashkuar: Përparimi rus në Kiev po ngadalësohet, ka shumë të vrarë
Pak përparim është bërë në tre ditët e fundit nga kolona e gjatë e forcave ruse që po i afrohen Kievit, sipas një vlerësimi të inteligjencës ushtarake britanike.
Trupi kryesor i kolonës ushtarake, i cili po i afrohet kryeqytetit nga veriu i tij, “mbetet mbi 30 km nga qendra e qytetit duke u vonuar nga rezistenca e fortë ukrainase”.
Përditësimi i ministrisë së mbrojtjes shton gjithashtuse qytetet Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol mbeten nën kontrollin e Ukrainës.
Në shifrat e viktimave të Rusisë, Britania e Madhe parashikon se shifrat aktuale janë “konsiderueshme më të larta” se 498 të vrarë dhe 1,597 të plagosur të deklaruara deri më tani nga Moska.
Në ditën e tetë të luftës forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit Kherson në jug të vendit. Është qyteti i parë i madh ukrainas që merret nga Rusia prej fillimit të luftës.
Një autokolonë me mjete ushtarake ruse është parë pranë Kievit, sipas një zyrtari amerikan të mbrojtjes. Bombardime janë regjistruar sërish në Kharkiv. Edhe qyteti port Mariupol në jug është bombarduar, dyshohet se kanë humbur jetën shumë civilë. Megjithatë, ushtria e Ukrainës pretendon se qyteti mbetet ende në duart e tyre. Për herë të parë Moska pranon humbje të mëdha nga lufta me Ukrainën. Kremlini thotë se 498 ushtarë janë vrarë dhe 1597 të tjerë janë plagosur. Ndërsa Presidenti ukrainas Zelensky pretendon se ky numër është shumë më i madh, rreth 9000 rusë të vrarë në një javë. Sakaq sot pritet takimi i dytë i delegacioneve ruse dhe ukrainase.
Rruga Press