BotaKryesore

Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina nënshkruajnë një marrëveshje “miqësie” 100-vjeçare, Zelensky: Ditë historike

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kanë nënshkruar zyrtarisht një marrëveshje “miqësie” 100-vjeçare.

Bëhet e ditur se kjo do të garantojë mbështetjen e Britanisë për Kievin në planin afatgjatë, shkruan skynews.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Zelensky tha: “Sot është një ditë vërtet historike, marrëdhënia jonë është më e ngushtë se kurrë”.

Lexo më shumë  Kurti: Për presidentin do ta ftoj në takim opozitën, është mirë në sallë të jenë 84-86 deputetë

Keir më parë tha se marrëveshja 100-vjeçare vë theks në “mbështetjen e palëkundur” të Britanisë për Ukrainën, ndërsa ai përsëriti unitetin evropian përballë agresionit rus.

Ndryshe, traktati dhe deklarata politike do të vendosen në parlament në javët e ardhshme.

Kryeministri u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev pasi udhëtoi me një tren gjatë natës nga kufiri polak për në kryeqytet.

Lexo më shumë  Dronët ukrainas godasin sërish portin rus të Ust-Lugës në Detin Baltik
YouTube player