Bota

Mblidhen sot ministrat e Jashtëm të BE, në fokus Ukraina

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojnë sot zhvillimet më të fundit në lidhje me krizën ukrainase ku i pranishëm pritet të jetë edhe Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba.

Çështje të tjera në rendin e ditës do të jenë përkeqësimi i shpejtë i situatës së sigurisë në Bosnje, e cila po përjeton krizën e saj më të keqe politike që nga përfundimi i luftës në 1995.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Gjithashtu në këtë takim të krerëve të diplomacisë europiane do të diskutohet si dhe situata në Mali, ku BE-së i kërkohet të vendosë nëse do t’i japë fund misionit të saj ushtarak në këtë vend pas grushtit të shtetit dhe kthesës së pafavorshme të marrëdhënieve midis Bamakos dhe partnerëve të tij, veçanërisht Parisit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *