Lajme

Mbledhja e 88-të e Qeverisë së Kosovës/ Të gjitha vendimet që u miratuan sot

Qeveria e Kosovës sot ka zhvilluar mbledhjen elektronike në të cilën janë miratuar dy vendime dhe një nismë.

Sipas njoftimit të Qeverisë, është miratuar vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Kosovës, dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Marrëveshjes dypalëshe për bashkëpunimin për zhvillim ndërmjet Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut.

Lexo më shumë  Shtrenjtohet sërish nafta në Shqipëri, çmimi i pakicës arrin rreth 200 lekë për litër

Në komunikatë bëhet e ditur se është miratuar vendimi për të kërkuar nga Presidentja e së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit Bislimi, për nënshkrimin e Amendamentit 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2015.

Tutje, Qeveria njofton se në mbledhjen e sotme u miratua në parim edhe Nisma për plotësim dhe ndryshim të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2014.

Lexo më shumë  Haxhiu takon shefen e Këshillit të Evropës, temë diskutimi integrimi evropian

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *