Lajme

Mbi 9 orë zgjati mbledhja e KPM-së ku kishte përplasje mes kryeshefit dhe anëtares së bordit për rastin e Klan Kosovës dhe Art Motion

Pas më shumë se 9 orësh mbrëmë ka përfunduar mbledhja maratonë e Komisionit të Pavarur për Media (KPM) e cila filloi që nga ora 13:00 dhe përfundoi në mesnatë ku në rend dite ishin shumë pika për tu  shqyrtuar. Si pika të rendit të ditës ishin edhe licencimi dhe rilicencimi operatorëve, disa mediave audiovizive , raste ligjore, rekomandime për çështje të pronësisë dhe çështje të ndryshme.

Në listën e mediave dhe operatorëve për ripërtëritje të licencës  ishin edhe operatori kabllovik “Art Motion”, Radio Klan Kosova Prishtinë, Radio Klan Kosova Deçan. Qysh në fillim të mbledhjes pati përplasje mes kryeshefit të KPM-së Fark Rexhaj dhe anëtarës së bordit Luljeta Aliu.  

Znj. Aliu  kërkoi që të hiqen nga rendi i ditës këto tri pika pasiqë komisioni duhet t’i shqyrtoj dokumentet e ardhura nga ARBK të cilat kanë të bëjnë me rastin e Klan Kosovës  dhe Art Motion.

Kryeshefi ekzekutiv i KPM Faruk Rexhaj tha se si KPM nuk duhet të merren me të kaluarën: “Ne si KPM nuk duhet të merremi  me vendimet e të kaluarës dhe se “Art Motion”, Radio Klan Kosova Prishtinë, Radio Klan Kosova Deçan kanë dorëzuar dokumentet për rilicencim dhe se duhet të vazhdohet me procedimin e rastit sepse nuk kemi të drejtë t’i anashkalojmë por të vazhdojmë me trajtimin e licencës me aq sa kemi bazë ligjore brenda institucionit të KPM-së”.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Në ndërkohë menjëherë ka reaguar Luljeta Aliu e cila tha se si KPM duhet të merren edhe me vendimet e të kaluarës nëse aty ka pasur shkelje. 

“Kjo për mua është e papranueshme dhe skandaloze që për shkak që KPM-ja e paska aprovu ndyshimin e fundit atëherë ne duhet të vazhdojmë asisoji që nëse ka pas ndryshime dhe shkelje të mëhershme ne duhet ti amnistojmë, nuk besoj që është e drejtë që ne t’i amnistojmë për shkak se janë bërë shkelje të ligjit dhe të rregulloreve tona. Nuk i ka ditur KPM-ja ato shkelje derisa ka dalë në sipërfaqe dhe në momentin kur ato janë bërë të ditura ne e kemi obligimin detyrimin ligjor që ti trajtojmë. Nuk mundemi me i trajtu me dy kute të ndyshme operatorët për shkak se nata që i respektojnë ligjet dhe rregulloret tona do të diskriminoheshin me këtë çasje nëse ne vazhdojmë kështu nuk është e mundur për mu që ta bëjmë dhe kërkoj edhe nga ju që ta bëni. Edhe ne si institucion nuk mundemi që ti kalojmë lëshimet tona pa i verifikuar, unë nuk e kam ndërmend me bërë ndonjë lëshim ligjor për shkak se janë bërë gabime të mëhershme nga KPM-ja” tha ndër të tjera anëtarja e bordit të KPM-së Luljeta Aliu.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Me shumicë votash u vendos që trajtimi i rastit të Klan Kosovës dhe Art Motion të shqyrtohen në një mbledhje tjetër pasiqë të shqyrtohet edhe dokumentacioni i ofruar nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve.

KosovaNews në muajin qershor të këtij vitin publikoi një seri hulumtimesh ekskluzive për rastin e Klan Kosova dhe Art Motion pronësia e të cilave doli të jetë e regjistruar me pasaporta të strukturave paralele serbe me adresa “Djakovica Srbia” “ Peç Srbia” /kosovanews/

YouTube player