Argument

Mbi 86% e të rinjve shqiptarë shprehen të gatshëm për t’u larguar, synojnë tregun ndërkombëtar

Të rinjtë shqiptarë preferojnë të punojnë në kompani ndërkombëtare. Ata thonë se janë gati të largohen nëse do ju jepej një mundësi pune jashtë vendit.

Sipas një sondazhi të “Deloitte”, 86,3% nga më shumës e 1 mijë të rinj të pyetur, konfirmuan se ishin të gatshëm të zhvendoseshin në një shtet tjetër për shkak të punës.

Pagat nuk janë i vetmi motiv. 47,4 për qind e të rinjve janë përgjigjur se mosvlerësimi i punës së tyre është komponenti kryesor, i cili do t’i orientonte ata drejt marrjes së një vendimi për të ndryshuar punëdhënës.

Largimet masive të të rinjve ka filluar të shfaqin efekte në tregun e brendshme të punës. Kompanitë ankohen se nuk gjejnë punonjës të kualifikuar, ndërsa qeveria ende nuk ka mundur të gjejë instrumente për parandalimin e hemorragjisë së ikjeve.

Vetëm në 10 vitet e fundit, nga Shqipëria janë larguar mbi 700 mijë njerëz, kryesisht të rinj. Në më të shumtën e rasteve arsyet janë 3: ekonomia, korrupsioni, drejtësia.

Shqipëria i ofron shumë pak mundësi punësimi të rinjve të cilët marrin një diplomë profesionale ose universitare. Nuk është vendosur asnjë kriter për tregun e punës dhe prioritetet e vendit se ku i intereson ekonomisë sonë shtetërore që të ketë profesionistë.

Korrupsioni ska të ndalur. Që nga polici në rrugë, mjeku në spitale, e deri tek ulësja e deputetit. Të gjithë këto blihen me para.

Edhe pse përflitet shumë për reformën në drejtësi, akoma nuk kemi parë rezultate. Akoma nuk kemi një zyrtar të niveleve të larta të dënuar për gjakderdhjen gati vdekjeprurëse financiare të Shqipërisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *