Lajme

Mbi 84 mijë vota nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 80.1 për qind e të regjistruarve në diasporë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. 

Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, ka thënë se në përfaqësitë diplomatike kanë votuar 15.352 persona, ndërsa me postë 68.712.

Mirëpo, sipas tij, kjo përqindje mund të ndryshojë pas procesit të vlerësimit të votave që janë pranuar me postë. 

Lexo më shumë  Arrestimi i Veliajt, SPAK zbardh akuzat dhe skemën korruptive në Bashkinë e Tiranës

“Sipas të dhënave preliminare, numri i votave në përfaqësitë diplomatike në të cilat u zhvillua votimi më 8 shkurt 2025, është 15,352 nga 20,324. Ndërkaq, lidhur me pjesën tjetër të votimit nga jashtë Kosovës, votimin përmes postës, në kutitë postare të KQZ-së në shtete të ndryshme janë pranuar 68,712 pako me fletëvotime. Në përgjithësi, nga votimi në përfaqësi diplomatike dhe nga pakot e pranuara, përqindja e pjesëmarrjes në votimin jashtë Kosovës është 80.10% (kjo përqindje mund të ndryshojë pas procesit të vlerësimit). Në përgjithësi, numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për votimin jashtë Kosovës ishte 104,924 votues”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV prin me 46.91%

Elezi ka shtuar se numërimi i votave nga diaspora do të nisë pas disa ditësh në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Rruga Press

YouTube player