Lajme

Mbi 803 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar me dozën e dytë anti-COVID

Prej fillimit të procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.764.421 doza të vaksinës. E deri më sot 803 mijë e 638 qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë.

Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) deri më tani janë dhënë 68.526 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Ndërkohë që numri i të infektuarve javët e fundit ka shënuar rritje. Në raportin e fundit IKSHPK njoftoi për gjashtë të vdekur dhe 3 mijë e 917 raste të reja me COVID-19.

Aktualisht në vend janë 28 mijë e 751 raste aktive me koronavirus, e që Prishtina prinë me numrin më të lartë të këtyre rasteve me 9 mijë e 473.

Për situatën epidemiologjike me COVID-19 të enjten në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe debat parlamentar.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Kujtojmë se nga 22 janari janë në fuqi masat e reja antiCOVID-19. Në bazë të secilave gastronomia punon deri në orën 21:00, ndërsa ora policore është vendosur nga ora 22:00 deri në orën 05:00.

Rruga Press

YouTube player