Lajme

Mbi 777 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza, në Kosovë 314 raste janë aktivë me koronavirus

Autoritetet shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se aktualisht janë aktivë më koronavirus 314 raste, ndërsa theksojnë se situata epidemiologjike është e qëndrueshme.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157, 971. Që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 2, 989 persona.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë 2, 096 doza të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë dhënë 1, 656, 937 doza.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

Deri më tani 777, 730 qytetarë janë vaksinuar me dy doza kundër Covid.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *