Uncategorized

Mbi 400 mercenarët rusë në Kiev për të vrarë Zelenskyn

Më shumë se 400 mercenarë rusë po veprojnë në Kiev me urdhra nga Kremlini për të vrarë presidentin Zelensky dhe qeverinë e tij dhe për të përgatitur terrenin që Moska të marrë kontrollin, ka mësuar The Times.

Grupi Wagner, një milici private e drejtuar nga një prej aleatëve më të ngushtë të Presidentit Putin dhe që vepron si një degë e shtetit, fluturoi me mercenarë nga Afrika pesë javë më parë në një mision për të prerë kokën e qeverisë së Zelensky në këmbim të një bonusi të majmë financiar.

Lexo më shumë  Ministrja Hajdari thotë se janë tenderuar 10. 3 milionë euro për parqet industriale

Informacioni në lidhje me misionin e tyre arriti në qeverinë ukrainase të shtunën në mëngjes dhe disa orë më vonë Kievi shpalli një shtetrrethim 36-orësh për të fshirë qytetin për diversantët rusë, duke paralajmëruar civilët se ata do të shiheshin si agjentë të Kremlinit dhe rrezikonin të “likuidoheshin” nëse ata dalin jashtë.

Një pjestarë i dyshuar i grupit mercenarë Wagner, i kapur nga forcat ushtarake ukrainase në Kiev më 27 Shkurt.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *