Lajme

Mbi 3000 drejtues mjetesh në Shqipëri janë kapur të dehur dhe pa patentë gjatë vitit të shkuar

Vrasjet në timon po kthehen në shqetësim serioz. Mbi 3 mijë shoferë janë kapur në gjendje të dehur, nën efektin e lëndëve narkotike ose pa patentë gjatë vitit të kaluar.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në Shqipëri ka një mungesë të theksuar të kulturës dhe përgjegjësisë që duhet të ketë një drejtues automjeti.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Gjatë 5 viteve të fundit rreth 14 mijë shoferë janë konstatuar në gjendje të dehur, të droguar ose pa leje drejtimi.

Këto shkelje u rritën me 10 % më shumë gjatë vitit 2021 në raport me 2020-ën.

Krahas gjobës, pezullimit të patentës dhe zbritjes së pikëve sipas kodit rrugor, shoferët e papërgjegjshëm parashikohet të dënohen nga 10 ditë deri 3 vjet burg.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Disa ditë më parë, një shofer që rezultoi të ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit përplasi për vdekje një 73-vjeçar.

Më parë, kur kishte dyshime për shoferë nën efektin e narkotikëve, ata shoqëroheshin për analizë gjaku.

Shoferët 'kamikazë', mbi 3000 drejtues mjetesh të dehur e pa patentë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *