Bota

Mbi 300 miliardë dollarë / A do rimëkëmbet Ukraina me anë të aseteve ruse të ngrira?

Presidenti i Këshillit Evropian u ka bërë thirrje kryeqyteteve të Bashkimit Evropian që të vazhdojnë bisedimet për përdorimin e aseteve të konfiskuara të Bankës Qendrore të Rusisë me vlerë 300 miliardë dollarë për rindërtimin e Ukrainës.

Charles Michel, i cili përfaqëson 27 udhëheqësit e BE-së, tha se do që të analizohet mundësia për të gjeneruar fitime, të cilat më pas mund të drejtohen drejt përpjekjeve për rindërtim.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

“Është një çështje drejtësie. Duhet të bëhet në përputhje me parimet ligjore – kjo është shumë e qartë”, tha Michel për Financial Times.

BE-ja dhe aleatët e saj ngrinë qindra miliarda dollarë rezerva valutore që gjenden në llogaritë jashtë shtetit nga Banka Qendrore ruse në fillim të agresionit ushtarak në Ukrainë, i cili nisi në fund të shkurtit të vitit të kaluar.

Kostoja e rindërtimit të Ukrainës është vlerësuar në pak më pak se 350 miliardë euro.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Në fund të vitit të kaluar, Komisioni Evropian nxori idenë e zhvendosjes së aseteve të ngrira të shtetit rus në një fond, ku ato mund të menaxhoheshin në mënyrë aktive për të gjeneruar fitime për të ndihmuar rindërtimin e Ukrainës.

Blloku evropian ngriu fondet ruse në përgjigje të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Moska.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *