KryesoreOpinion/Aktualitet

Mbi 30 mijë të vdekur gjatë 2021. Përgjegjësi penale për kryeministrin, ministren dhe antarët kukulla të komitetit të të paaftëve!

Nga Dr. Erion Dasho

Shqipëria ka që nga prilli 2021 që nuk përjeton më pandemi, sepse imuniteti natyror i fituar nga mbi 70% e popullsisë në sezonin e virozave 2021-22 ofron mbrojte ndaj çdo shpërthimi të mundshëm (shigjetat e kuqe në grafik). Por epidemia e fshehtë midis të pavaksinuarve vazhdon të bëjë kërdinë në mënyrë të pafalshme.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Edhe tremujori i katërt 2021 shënoi ulje të ndjeshme të vdekshmërisë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020 (ulja e parë u shënua në tremujorin e tretë: shigjetat e gjelbëra në grafik). Sidoqoftë janë mbi 2,000 vdekje tepër në raport me periudhën para pandemisë. 1,800 nga këta fatkeqë do të ishin gjallë po të kishin dëgjuar mjekët dhe jo “kompetentët” e Google dhe Facebook-ut. Nëse do të ishin vaksinuar dhe rivaksinuar, ata do të ishin duke gëzuar jetën dhe familjarët e tyre!

Në total janë mbi 30 mijë të vdekur gjatë 2021, ose rreth 10 mijë vdekje shtesë.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

Përgjegjësi penale për kryeministrin, ministren dhe antarët kukulla të komitetit të të paaftëve!

Përgjegjësi morale dhe etike për këdo që këta muaj ka bërë thirrje kundër vaksinimit!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *