Mbi 10 mijë diamante, korniza më e shtrenjtë në botë kushton 1.5 milionë paund
Korniza më e shtrenjtë në botë ka mbi 10.000 diamante dhe vlen 1.5 milionë paund.
Kjo kornize është në formën e një ore të rrumbullakët, me numrat romake. Vepra luksoze ka në mes të vendosur një fotografi të ndërtesës më të lartë në Dubai, Burj Khalifa.
Artistja që e dizenjoi tregon se ka pesë diamante të bardhë 4 karatësh me vlerë 250.000 paund secili dhe një safir gjigant 6 karatësh me vlerë 80.000 pound.
Korniza aktualisht është në shitje dhe që prej të mërkurës ndodhet në hotelin Raffles Wafi në Dubai.
Artistja Wingham ka bërë edhe punime të tjera luksoze si një tortë me diamante 75 milionë dollarëshe në 2015, dhe një palë këpucë 15 milionë dollarë në 2017.
Wingham shpesh i ka shfaqur veprat e saj në Dubai, në qendrën e biznesit dhe turizmit të Emirateve të Bashkuara Arabe i njohur për luksin dhe ekstravagancën.