Mbeten vetëm Barça, Real e Juve, 9 ekipe i japin zyrtarisht lamtumirën Superligës
Nëntë prej skuadrave më të mëdha europiane i japin zyrtarisht lamtumirën Superligës së Europës.
Milani dhe Interi janë mes klubeve që rikthehen të jenë pjesë e Shoqatës së Klubeve Europiane, në krye të së cilës është presidenti i Paris Saint Germain, Nasser al-Khelaifi.
Interi, Milani, Atletico Madrid dhe gjashtë skuadra angleze, të cilat u tërhoqën nga projekti i Superligës, u bënë sërish anëtarë të ECA.
Ndërkohë, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus i qëndrojnë projektit për një turne paralel, ku përfshihen vetëm ekipet më të forta. Prej këtij qëndrimi, mbetet aktual edhe hipoteza e përjashtimit të tyre nga turnetë e UEFA-s për sezonin 2022-2023.
Rruga Press