Lajme

Mbështetje për hapjen e negociatave, delegacioni i Parlamentit Evropian viziton Tiranën

Kreu i Komitetit për Punën e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister bashkë me një grup eurodeputetësh po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Tiranë.

Siparin e takimeve, McAllister e hapi me kryeministrin Rama, pasditen e së hënës, ndërsa mëngjesin e së martës, bashkë me delegacionin u prit nga presidenti Meta.

“Kënaqësi të takohesha me delegacionin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian të drejtuar nga kryetari i tij z.David McAllister.
I falënderova për rikonfirmimin e mbështetjes ndaj perspektivës për anëtarësim të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian, veçanërisht në kushtet kur rajoni ynë gjendet nën presionin e pasojave të agresionit të paprovokuar rus kundër Ukrainës”, tha Meta në një njoftim në Facebook.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Takimet e tij, McAllister i vijon me Ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi atë të Drejtësisë, Ulsi Manja, kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryetaren e Këshillit të Integrimit, Jorida Tabaku, si dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Në qendër të diskutimeve në këto takime janë gjetjet e rezolutës së Parlamentit Evropian për Shqipërinë, e cila u miratua me 519 vota pak ditë më parë. Problematikat e evidentuara nga rezoluta do t’i adresohen personalisht dhe drejtuesve të shtetit nga McAllister.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Vizitën e tij në Tiranë, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme e përmbyll me një konferencë për mediat në orën 13:00, në ambientet e Europe House.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *