Bota

Mbërriti në Fixhi pa u zhdoganuar, policia bllokon superjahtin e oligarkut rus

Policia e Fixhit po heton mbërritjen e një anijeje luksoze në pronësi të oligarkut rus Suleiman Kerimov. Sipas Sky News, superjahti, i quajtur Amadea, mbërriti në portin Lautoka në ishullin e Paqësorit të martën.

Superjati thuhet se është futur në mënyrë të jashtë ligjshme. Kapiteni i saj po merret në pyetje se si e futi varkën pa e zhdoganuar.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Kerimov është një nga shumë oligarkë rus që është sanksionuar nga Britania e Madhe, SHBA dhe Bashkimi Europian për pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Faqja e internetit Marine Traffic tregoi se Amadea u largua nga Meksika 18 ditë më parë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *