BallinaLajme

Mbërrin i ftohti me temperatura deri në -6 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit

Kemi hyrë zyrtarisht në stinën e dimirit. Dita e sotme do të jetë dita më e ftohtë e javës me temperatura që shkojnë deri në -6 gradë celcius.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një të kthjellët me vranësira kalimtare. Në zonat verlindore nuk përjashtohet mundësia që gjatë natës të ketë reshje bore.

Lexo më shumë  ShBA-ja bën thirrje në OKB për mbylljen e UNMIK-ut: S'ka arsye që Kosova të trajtohet më 2026 sikur të ishte në vitin 1999. Sot KFOR-i ndihmon që të ruhet siguria në rajon

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndejshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -6°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 03ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 05°C në 14°C.

Era do të fryejë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthellët. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -6°C në 04°C dhe në zonat e ulëta nga -4°C në 05°C.

Lexo më shumë  Fondet për bujqësinë në Shqipëri janë thjesht një lëmoshë, Sharka zbulon arsyet e krizës në sektor
YouTube player