Lajme

Mbërrin grupi i dytë i afganëve në Kosovë, të gjithë ish-punonjës të NATO-s, ende nuk dihen numri i tyre

Ka mbërritur grupi i dytë i afganëve në Kosovë të cilët janë evakuuar nga Kabuli pas pushtimit të talebanëve.

Ende nuk dihet se sa është numri i saktë i grupit të dytë që do të strehohen në Kosovë, pas mbërritjes së 111 shtetasve të parë.

Siç është mësuar më parë ky grup është i përbërë nga afganët që kanë punuar me forcat e NATO-s në Afganistan. 111 afganët e parë janë strehuar në Ferizaj, prej tyre, 55 janë gra dhe fëmijë, kurse të tjerët janë burra. Ata arritën në Prishtinë më 29 gusht.

Lexo më shumë  Nuk ka më terminale doganore private në Kosovë, të gjitha shtetërore

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, pati deklaruar se rreth 2.000 shtetas afganë pritet të vijnë në Kosovë.

Javë më parë, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se do të strehojë përkohësisht qytetarët afganë, të cilët kanë punuar me forcat amerikane dhe ato të NATO-s apo edhe me organizata të huaja.

Rruga Press

Lexo më shumë  Peci njofton subvencion për fermerët: 10 cent për çdo litër qumështi të prodhuar
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *